E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova feston 1-vjetorin e Pavaresise

Shteti me i ri ne Ballkan feston pervjetorin e pare te pavaresise. Ne kete pervjetor, Kuvendi i Kosoves ka mbajtur dje nje seance solemne, permes se ciles, udheheqesit me te larte vendore iu kane adresuar mesazhe qytetareve. "Qytetaret e Kosoves kane marre urime edhe nga perfaqesuesit me te larte nderkombetare. Para nje viti, Kosova mori vendimin me te rendesishem ne historine e saj", tha dje Presidenti Fatmir Sejdiu, ne seancen solemne te Kuvendit te Kosoves, te mbajtur ne pervjetorin e pare te pavaresise se Kosoves. Nderkaq, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se shpallja e pavaresise se Kosoves, nje vit me heret, ishte sublimim i vullnetit te shumices per pavaresi, qe daton per nje shekull, pavaresi kjo e deklaruar ne harmoni me bashkesine nderkombetare. "Data e 17 Shkurtit shenon kurorezimin e perpjekjeve shekullore per liri te popullit te Kosoves. Sot eshte dita kur kujtojme te gjithe ata burra e gra te Kosoves, qe neper breza u bene kurban ne themelet e pavaresise se saj. Ky popull, qe nuk u perkul asnjehere gjate historise se tij te dhimbshme, perkulet sot para te reneve te tij", tha Krasniqi. Gjithashtu ai u shpreh se ne pervjetorin e pare te pavaresise, mirenjohja e pare u takon deshmoreve qe rane per liri, popullit te Kosoves dhe miqve nderkombetare qe e ndihmuan Kosoven ne realizimin e aspiratave shekullore. Ndersa ka pergezuar qytetaret e Kosoves per njevjetorin e pavaresise, kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, ka folur edhe per sfidat dhe pakenaqesite qe e preokupojne ate, si nje nga lideret e opozites ne vitin e pare te shtetit me te ri. "Nuk mund te jemi ne mire, nese shteti i Kosoves eshte keq. Nuk mund te jemi ne te qete, nese shteti i Kosoves nuk e ka te siguruar teresine e tij territoriale. Nuk mund te jemi ne rehat, kur jemi deshmitare te shnderrimit te shtetit, ne prone private te nje udheheqje, e cila deshiron t'i monopolizoje te gjitha te mirat qe i kemi trasheguar, te gjithe historine tone dhe ardhmerine tone, dhe e cila e ka transformuar pushtetin ne nje korrupsion te organizuar", u shpreh Haradinaj. Ne oret e mengjesit, Presidenti dhe kryeministri i Kosoves kane pritur pese ambasadoret e vendeve te Quint-it, te cilet po ashtu i kane pergezuar kosovaret ne kete pervjetor te pare te pavaresise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›