E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret ne feste, Tirana organizon "Shetitjen e Lirise"



Nje-vjetori i pavaresise se Kosoves, 17 shkurti, per shqiptaret gjithandej ky jetojne do te festohet me aktivitete te bujshme dhe manifestime madheshtore. Festa e pavaresise do te perqendrohet ne kryeqytetin e Kosoves, drejte se cilit jane drejtuar edhe mijera shqiptare nga Shqiperia, Maqedonia dhe diaspora. Nderkohe edhe ne Tirane ka pasur aktivitete festive dhe takime ceremoniale, me rastin e njevjetorit te shtetit te Kosoves. Nga ora 18.00 deri me 20.00, u moren masa per bllokimin e segmentit rrugor, pergjate bulevardit "Deshmoret e Kombit" nga sheshi "Skenderbej" deri ne sheshin "Nene Tereza". Policia e Tiranes vendosi per bllokimin e bulevardit kryesor, per shkak te nje aktiviteti festiv te organizuar nga bashkia e Tiranes, ne kuader te nje-vjetorit te pavaresise se Kosoves. "Shetitja e Lirise", ishte aktiviteti qe u organizua dje ne mbremje. Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, mori masa per sigurimin e rendit dhe te qetesise publike, si dhe per garantimin e zhvillimit normal te ketij aktiviteti. Aktivitet kulturore nuk kane munguar as ne Shkup, ku Levizja Qytetare "Zgjohu", mbreme organizoi nje akademi solemne ne Teatrin Shqiptar ne Shkup, te titulluar "Dita e Plisit". Sipas Levizjes "Zgjohu", ideja e Dites se Plisit, eshte qe te gjithe shqiptaret ta ruajne dhe festojne kete simbol te trashegimise tone kombetare. Ne kete akademi solemne moren pjese edhe shume personalitete te njohura nga vendi, Kosova dhe Shqiperia. Kjo Levizje ka theksuar se kjo dite, ne te ardhmen do te festohet edhe ne qendrat e tjera te banuara me shqiptare si Shqiperia dhe Kosova.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›