E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji kerkon ulje denimi

Mihal Delijorgji kërkon uljen e masës së dënimit. Vetëm një javë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muajve e 24 ditë, Delijorgji i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë t’i ulë 90 ditë nga dënimin i mbetur. 
Kërkesa me nr.479, tashmë ndodhet në zyrën e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, i përzgjedhur ky nga shorti elektronik i Gjykatës së Tiranës. Kjo kërkesë, që rezulton e fimrosur nga vet i dënuari Delijorgji është dorëzuar me datë 21 shkurt pranë kryesekretarisë së togave të zeza. 
Brenda 5 dite, gjyqtari Hoxha duhet ta marr në shqyrtim kërkesën e të dënuarit Delijorgji, i cili u shpallur fajtor për veprën penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Për këtë akuzë, Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Delijorgjin me 10 vjet burg.

Por vendimi I Gjykatës së Apelit I uli 1/3 e masës së dënimit, për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar. Sipas prokurorisë, nga përllogaritja e ditëve të izolimit në shtëpi dhe qëndrimit në burg të Mihal Delijorgjit, rezulton se ish-pronari i kompanisë “Albademil” përfundimisht duhet të vuaj edhe 3 muaj e 24 ditë burg për tragjedin e shpërthimit në Gërdec. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›