E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge ne Muriqan arrestohen dy femra

Dy femra u arrestuan nga policia e Shkodrës, ndërsa po tentonin të kalonin droge në pikën e kalimit kufitar në Muriqan.
Manjola Lumnica 29 vjeçe nga Tropoja dhe Isida Plumbi 32 vjeçe nga Tirana ranë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga oficerët e policisë kufitare të Muriqanit u gjet dhe e sekuestrua rreth 35 kg kanabis sativa e ndarë në 42 pako.
Droga po transportohej me një mjet Fiat Multipla me targë AA 413 FP që drejtohej nga 29 vjeçarja Manjola Lumnica. Ajo ishte e ndarë në pjesë të kroskotit dhe në pjesën e poshtme të shashisë së mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›