E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova i blen pasaportat kater here me lire se ne


Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007.

Në total, deri tani, pasaportat biometrike i kanë kushtuar 2 milionë shqiptarëve që janë pajisur me to 100 milionë euro, ndërkohë që kartat e identitetit i kanë kushtuar edhe rreth 30 milionë euro të tjera. Nuk ka ndonjë shpjegim bindës për diferencën kaq drastike në çmimin e shitjes të të njëjtit produkt, por dihet se tenderi i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike në Shqipëri u përfol për manipulime kur ai i krye në vitin 2008.

Kosova me tender

Në qershor të këtij viti, Kosova ftoi kompanitë ndërkombëtare të interesuara për prodhimin e pasaportave biometrike të Kosovës, pasaporta që, njësoj si Shqipëria, duhet të përmbushin kriteret e Bashkimit Europian. Një kompani austriake e fitoi tenderin duke kërkuar vetëm 14 milionë euro për prodhimin e 1,3 milionë pasaportave në tre vitet e ardhshme. Ndërkohë, kosovarët do të paguajnë 30 euro për marrjen e një pasaporte, ku përfshihet pagesa për kompaninë prodhuese si dhe për shërbimin e grumbullimit të aplikimeve dhe shpërndarjes së pasaportave, të cilat do të kryhen nga qeveria e Kosovës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Lëshohen sërish targat KS
Në Kosovë ka filluar sërish lëshimi i targave me inicialet KS. Përmes tyre synohet që të largohen nga qarkullimi targat që identifikojnë rajone të ndryshme të Kosovës, por që prej përfundimit të luftës janë lëshuar në mënyrë ilegale nga strukturat paralele serbe. Pack: Jo “Ahtisari Plus” për veriun
Deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack shprehet kundër planit “Ahtisari Plus’ në veri të Kosovës, ndërsa kritikon Serbinë për qasjen ndaj realitetit të ri pas shpalljes së pavarësisë. Pack në Prishtinë: Veriu, pjesë e Kosovës
Eurodeputetja Doris Pack po zhvillon një vizitë në Kosovë, prej nga ka hedhur poshtë idenë e pakos “Ahtisari Plus”, duke theksuar se veriu është pjesë e Kosovës. Dell: Politika Kosovare, e papërgjegjshme
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka hedhur akuza të ashpra ndaj klasës politike kosovare, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme. I dyshuari serb mohon vrasjen e Zymberit
Serbi nga Kosova, Ratomir Bozhovic, i cili dyshohet për vrasjen e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.

Lajmet kryesore

Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
“Ekspertët, më kompetentët”
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›