E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova i është marrë ilegalisht Serbisë

Profesori në Fakultetin e studimeve të avancuara ndërkombëtare të Universitetit "John Hopkins" nga Uashingtoni, Dejvid Kenin, ka thënë se nuk ekziston zgjidhje me ndonjë kompromis për Kosovën, sepse Kosova ilegalisht i është marrë Serbisë.

Ish- analisti i CIA-së, konsideron se “nuk ka asgjë të keqe” që Beogradi dhe Prishtina e kanë “ngrirë” çështjen e statusit dhe përpiqen të zgjidhin problemet elementare.

Duke u përgjigjur pyetjes se a do të kërkohet që Serbia ta njohë Kosovën, kur do të duhet që të anëtarësohet në UE, Kenin ka thënë se do të ishte me shumë interes që UE-ja të thotë se as Serbia e as Kosova nuk munden të bëhen anëtare para se ta zgjidhin çështjen e statusit.

Ai ka ripohuar se, shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe boshnjakët janë dy bashkësi në ballkan që janë nën patronatin e Amerikës më shumë se të tjerët për shkaqe historike dhe politike.

"E gjithë kjo, nuk do të thotë se ne i favorizojmë, por marrëdhëniet tona me ata janë shumë të thella, ndaj dhe kanë ndikim në pozitën tonë në rajon”-ka thënë Dejvid Kenin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›