E Diel, 1 Nëntor 2026

2-vjeçari i zhdukur, gjendet i mbytur në kanal

Një 2-vjecar, i cili prej ditës së djeshme, rezultonte i zhdukur, gjendet i mbytur në kanalin pranë banesë ku jetonte në fshatin Boriç i Vogël, komuna Gruemire, Rrethi Malësi e Madhe, transmeton BW.

Burime policore bënë me dije se familjarët e Eris Tahiraj, kishin humbur gjurmët e djalit të tyre të vogël pasditen e djeshme rreth orës 17:00. Njoftimi nga familjarët është dhënë pasi kanë kërkuar tek te afërmit e tyre, por dhe nëpër fshat.

Dyshimet për zhdukjen e vogëlushit u përforcuan, pasi gjatë kërkimeve në bregun e kanalit të Vrakes, i cili shkarkohet në liqenin e Shkodrës dhe kalon afër banesës së familjes Tahiraj, është gjetur një loder e fëmijës. Pas kërkimeve intensive, policia ka gjetur trupin e ndjerë të vogëlushit në kanalin e Vrakës./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›