Kosova koordinim me Shqiperine ne OKB
Me te arritur ne Nju Jork Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu ka filluar aktivitetet dhe takimet me perfaqesues te shteteve te ndryshme. Bashke me Kryeministrin Hashim Thaci dhe ministrin e Jashtem Skender Hyseni ai pati nje darke pune me Kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha dhe personalitetet qe e shoqeronin. Nderkaq gjate dites ata paten nje takim bilateral me Presidentin e Republikes se Afrikes Qendrore Francois Bozizeacute behet e ditur permes nje komunikate te Presidences ne Prishtine. Presidenti Sejdiu e ftoi Presidentin e ketij shteti qe te njohe sa me pare pavaresine e Republikes se Kosoves hap ky qe do te mundesonte pastaj bashkepunimin e ngushte ne mes te dyja shteteve. Pasi sqaroi vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise sipas te cilit pavaresia e Kosoves nuk shkel te drejten nderkombetare Presidenti Sejdiu shtoi se pavaresia e Kosoves eshte shprehje e vullnetit te popullit te saj per te jetuar i lire dhe njohja nga Republika e Afrikes Qendrore pervec se do ta perkrahe kete vullnet do te kontribuoje edhe ne stabilitetin dhe paqen ne Europen Juglindore. Presidenti Bozizeacute e falenderoi Presidentin Sejdiu per informatat e dores se pare dhe tha se shteti i tij i jep rendesi te madhe ceshtjes se Kosoves. Ai shtoi se e kuptojne vullnetin e popullit te Kosoves per te jetuar i lire dhe i pavarur dhe jane duke e analizuar me vemendje te gjithe situaten. Presidenti Bozizeacute po ashtu theksoi se rajoni i ish-Jugosllavise ka kaluar neper shume luftera te pergjakshme dhe tanime ka ardhur koha qe ky rajon te jetoje ne paqe. Presidenti Sejdiu e njoftoi Presidentin Bozizeacute per zhvillimet ne Republiken e Kosoves pas shpalljes se pavaresise dhe e ftoi ate per vizite ne Kosove qe per se afermi te njihet me keto zhvillime si dhe me historine dhe luften e popullit te Kosoves per te jetuar i lire dhe i pavarur. Ne nje mbremje te vecante per Afriken organizuar nga Cinema for Peace Foundation Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin e Ruandes Paul Kagame si dhe me lidere e ministra te tjere te cilet ishin prezente ne kete mbremje. Edhe ne biseden me Presidentin Kagame Presidenti Sejdiu perseriti kerkesen per njohje te Republikes se Kosoves. Kosova dhe Ruanda kane perjetuar histori te pergjakshme dhe gjenocid kunder popullit te tyre prandaj jane shtete qe shume mire e kuptojne njera-tjetren dhe kane nevoje per perkrahjen e njera-tjetres. Prandaj shtoi Presidenti presim qe Ruanda te perkrahe popullin e Kosoves dhe te drejten e tyre per te jetuar i lire dhe i pavarur pas te gjitha tmerreve qe ka perjetuar. Presidenti Sejdiu Kryeministri Thaci ministri Hyseni dhe delegacioni percjelles darkuan me Kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha bashke me delegacionin. Delegacionet diskutuan koordinimin e metejme dhe bashkepunimin e ngushte mes te dyja shteteve si edhe procesin e njohjes se pavaresise se Republikes se Kosoves.