E Diel, 1 Nëntor 2026

UK mijera nga Kosova zbarkojne sot ne Tirane Te zbardhet vrasja e ish-ministrit Krasniqi

Ne Tirane te marten mijera qytetare nga Kosova nderojne sot ish-ministrin Ahmet Krasniqin hero i Kosoves. Iniciative e shoqates se Veteraneve te Luftes se ish Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves te UK-se. Do te behet edhe nje kerkese drejtuar institucioneve te Shqiperise per ndricimin e kesaj vrasje makabre. Kerkesa do te drejtohet konkretisht ne Prokurorine e Shtetit ne Tirane

Tirane 21 Shtator 2010 NOA - Familjaret miqte deputetet e Parlamentit te Kosoves oficeret dhe bashkeluftetaret e organizuar nga SHVL-FARK-UK perkujtojne sot ish-ministrin e Mbrojtjes se Republikes se Kosoves njehere edhe Hero i Kosoves Kolonel Ahmet Krasniqin ne 12-te vjetorin e vrasjes se tij ne Tirane.

Perkujtimi do te behet ne Tirane ne varrezat ku prehet trupi i Kolonel Ahmet Krasniqit si dhe ne vendin e vrasjes.

Ku dhe do te behet edhe nje kerkese drejtuar institucioneve te Shqiperise per ndricimin e kesaj vrasje makabre. Kerkesa do te drejtohet konkretisht ne prokurorine e shtetit ne Tirane.

Se fundi ish ushtaraket e Brigades Mergimi e kane riorganizuar FARK-un dhe kane themeluar Shoqaten e Veteraneve te Luftes te cilet kane qene pjesetare te FARK-ut ne te cilen ushtri sipas te dhenave bejne pjese me se 3000 ish-ushtare qe ne menyre aktive kane marre pjese ne luften e Kosoves 1998-1999.

Shoqata e Veteraneve te Luftes se Pjesetareve te FARK-ut deklaroi se ajo respekton institucionet dhe i mbeshtet ato dhe se per komandant nderi do te vazhdoje te respektohet ish presidenti i ndjere i Kosoves Dr.Ibrahim Rugova te cilin bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne vitet 1998-1999 FARK-u e njihte per komandant suprem.

Aktualisht ish udheheqesit kryesor te FARK/UK posedojne tere dokumentacionin zyrtar te FARK-ut te viteve 90-ta deri me 1999 i cili vazhdon te ruhet ne sekret te plote.

g.t/e.r/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›