Kosova kunder Brazilit ne Zvicer, me 26 korrik
Lajmin e bujshem e publikon e perditshmja kosovare "Koha Ditore", e cila rrefen prapaskenat e nje takimi miqesor, qe do t'i kalonte permasat e historikes: Brazili i madh, pentakampionet do te ndeshen me Kosoven, shtetin me te ri te botes, ne nje miqesore, qe do te sillte nje tjeter imazh ne arenen nderkombetare per vendin e vogel te Ballkanit. Duket si e pabesueshme, por eshte teresisht e vertete. Ata qe e kane mundesuar nje miqesore te tille, kane qene ndermjetes nderkombetare me peshe te madhe, madje, kane qene keta te fundit qe i kane propozuar Federates se Futbollit te Kosoves dhe kryetarit te saj, Fadil Vokrrit, miqesoren ne fjale. Fakti qe Brazili i madh i futbollit do te ndeshet me Kosoven, do t'i sillte shume avantazhe kuqezinjve te matane Morines, ku paresori mund te jete anetaresimi ne FIFA dhe UEFA. Dihet qe futbolli eshte ambasadori me i mire ne bote, ndaj, per t'i hapur dyert e spektaklit te madh, kjo miqesore do t'i sherbente vertet shume Kosoves. FFK-ja i ka dorezuar prej kohesh dokumentet e nevojshme per anetaresim ne strukturat e qeverise boterore te futbollit dhe do t'i duhet te prese ende per nje pergjigje. Ne kete pike, Brazili duket se do te jete aleati me i mire i Kosoves, pasi reputacioni i futbollit kosovar do te merrte te tjera permasa dhe ne syte e Blaterit me shoke. Pavaresisht se FIFA e ka te theksuar qarte ne statutin e saj, se per te anetaresuar nje federate ne organizimin e saj duhet me pare qe shteti i ri te jete i njohur dhe nga OKB, fakti qe pavaresia e Kosoves eshte cilesuar si e vecante ne cdo aspekt te saj, mund t'i detyronte "shefat" e medhenj te mbyllnin syte ne kete pike. Madje, si per t'i dhene "doren e dyte" te besimit, eshte caktuar dhe dita dhe vendi se ku do te zhvillohet kjo miqesore. Natyrisht, jo ne Kosove, pasi asnje stadium ne vend nuk i permbush kriteret per te pritur multimiliarderet nga vendi i sambas. Do te jete Zvicra, arena e kesaj miqesoreje, e cila do te zhvillohet ne fund te korrikut, me saktesi me daten 26 te ketij muaji.
Verdheblute e Amerikes Latine duket se mund te kryeje me daten 26 korrik ndeshjen e fundit miqesore perpara nisjes se Lojerave Olimpike Pekin 2008. Shumica e lojtareve me te mire te pese here kampioneve te botes, nuk mund te grumbullohen, pasi data 26 korrik nuk eshte nje dite e lire e FIFA-s.
Verdheblute e Amerikes Latine duket se mund te kryeje me daten 26 korrik ndeshjen e fundit miqesore perpara nisjes se Lojerave Olimpike Pekin 2008. Shumica e lojtareve me te mire te pese here kampioneve te botes, nuk mund te grumbullohen, pasi data 26 korrik nuk eshte nje dite e lire e FIFA-s.