Viktor Gjyla: Partizani e ka ne dore kualifikimin
Pas kryerjes se fazes pergatitore ne Pogradec, gjendja e skuadres se Partizanit duket me se optimale per te perballuar sfiden e pare nderkombetare, pas nje mungese njevjecare. "Jemi pergatitur me shume seriozitet. Nga ana tjeter, besoj se dhe kundershtari yne eshte i te njejtit nivel dhe do ta kalojme patjeter", thote mesfushori lushnjar, Viktor Gjyla, para nisjes drejt Bosnjes, ne kuader te takimit te pare te turit te pare eliminator te Kupes UEFA, kunder Shirokit Brijeg (te enjten, 17 korrik, ora 20:15). Nenkampionia e Bosnjes, ashtu si Partizani ne Shqiperi, eshte nje nga skuadrat me te forta te vendit, dhe po te kujtojme se para dy sezonesh ka eliminuar Teuten, po ne Kupen UEFA. "Edhe ne leter nuk ka skuadra te lehta, pasi futbolli ne te dy vendet eshte i perafert. Ne do te bejme me te miren tone, per te marre nje rezultat pozitiv ne takimin e pare, e per t'i mbyllur llogarite ne ndeshjen e kthimit ne Tirane", thote 26-vjecari, i cili me pare eshte aktivizuar me Lushnjen e Egnatian e Rrogozhines. Gjyla, i cili ka debutuar ne Kategorine Superiore, me 28 tetor 2004, eshte ne sezonin e tij te trete te Partizani, teksa ne kampionatin e fundit realizoi 3 gola. Partizanit i jane larguar disa lojtare titullare ne raport me skuadren qe mbylli sezonin e siguroi nje vend ne Kupen UEFA. "A do te kemi me shume veshtiresi? Kane ikur kater lojtare, por kane ardhur po kaq te tille, te cilet do te japin me te miren e tyre", perfundon Gjyla, duke iu referuar Ngjeles, Larti, Shametajt e Shales. Partizani do ta luaje ndeshjen e pare ne Bosnje-Hercegovine dhe do te kerkoje te marre nje rezultat te favorshem per ndeshjen e kthimit ne Tirane.