Ronaldinjo eshte i Milanit
Pas ore e ore te tera te mbushura me bisedime, duket se Ronaldinjo, Barcelona dhe Milani, kane gjetur gjuhen e perbashket dhe kane rene dakord per cdo detaj. Sot pritet prezantimi i Dinjos ne Milanelo. Gjithcka ka nisur dy dite me pare, kur Ronaldinjo mberriti ne Barcelone dhe u takua me Galianin dhe vellane e tij prokuror, ku jane hedhur dhe piketat e para. Ndersa dje, Galiani dhe Bronxeti jane takuar disa here brenda dites me Laporten dhe kane percaktuar shifren e transferimit: 18.5 milione euro per Barcelonen, qe me disa bonuse, do te fitoje ne total 20 milione euro nga transferimi i Ronaldinjos te Milani. Ndersa me lojtarin eshte rene dakord per nje kontrate trevjecare me opsion per nje te katert, ku braziliani do te perfitoje 6.5 milione euro ne sezon.