E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimet, MASH shtyn me 2 javë afatin për masterat

Për të gjithë studentët që do ndjekin studimet në vitin e ri akademik Universitar në programet Master Profesional dhe Shkencor , Ministria e Arsimit shtyn afatin, duke i dhënë edhe 2 javë kohë më tepër për të kryer regjistrimet pranë sekretarive mësimore.
 

Ndërsa në lidhje me formularin A3, Drejtoresha e Përgjithshme e Arsimit të Lartë dhe Publik Edlira Late, thotë se janë më shumë se 4000 vende të lira dhe se formulari do të publikohet pas 1 jave, pasi studentët e ciklit të pare kanë dorëzuar dokumentet plotësuese pranë sekretarive mësimore, e cila çon me finalizimin e listave.

Gjithashtu për të mirëinformuar publikun, Late tha se ka përfunduar procesi i regjistrimit online të maturantëve fitues dhe se data 8 tetor është data ku të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të dytë ulen në auditore për të nisur vitin e ri akademik. Ndërsa për të gjithë të inteteresuarit në lidhje me studimet Part Time, Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimet ne faqen zyrtare të saj në internet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›