E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti:Të zgjidhet çështja çame; MPJ greke censuron deklaratën

Për herë të parë një zyrtar i lartë shqiptar i kërkon Greqisë zgjidhje të çeshtjes çame. Që në vizitën e parë në detyrën e Ministrit të jashtëm në shtetin helen, kryedoplomati Edmond Panariti ia ka shtruar këtë çështje homolgut grek Dhimitri Avramopulos, duke kërkuar zgjidhje të cështjes çame dhe te pronave të shqiptareve ne Greqi.
 

Por cudia ka ardhur në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme greke, ku deklarata e Ministrit Panariti për cështjen came është zhdukur, duke censuruar bisedën me homologun grek. E ndërsa në faqen e Ministrisë së Jashtme të shtetit helen jepet biseda mes dy homologve si për paktin detar dhe për firmosjen e gazsjellësit TAP, deklarata për zgjidhjen e cështjes came nuk është në faqen e internetit të kësaj Ministrie.
 

Ndërkaq sic bën të ditur Ministria e Jashtme e vendit tonë, në bisedën mes dy homologëve ka zënë vend edhe çështja e shumëdebatuar e kufirit detar mes Shqipërisë e Greqisë. Ministri Panariti ka deklaruar se kufiri detar do të zgjidhet në mbështetje me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin ndërkombëtar.
 

Nuk dihet se cili ka qenë qendrimi i Ministrit grek mbi këtë çështje, pasi në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashme mungon një deklaratë e tij mbi këtë çështje.

Kreu i diplomacisë helene, Avramopulos rikonfirmoi edhe një herë se Greqia mbështet integrimin europian të Shqipërisë, duke hedhur poshtë një skenar të publikuar pak kohë më parë që fliste per vështirësim të menjëhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, me pasoja në procesin integrues të Shqipërisë, në rast se dy palët nuk binin dakord paktin detar.

Gjatë bisedës, dy ministrat kanë vlerësuar marrëdheniet e mira dhe bashkëpunimin me dy vendeve. Për Ministrin Panaritti, nënshkrimi si nga Greqia dhe Shqiperia i projektit për gazsjellësin TAP është një shembull i mirë i këtij bashkëpunimi.

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti pati një takim edhe me Presidentit grek, Karolos Papulias, të cilin e ftoi të qendonte në Shqipëri në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.

Presidenti Papulias, vlerësoi progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE dhe rikonfrmoi se Greqia mbështet përpjekjet për integrim të vendit tonë. Ai e cilësoi miqësinë greko-shqiptare, si faktor themelor për stabilitetin e Ballkanit

Ndërsa vendi i tij po përballet me një krizë të thellë financiare, Papulias tha se emigrantët shqiptarë kanë dhënë kontribut në zhvillimin e ekonomisë greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›