Kosova lirohet nga sanksionet e BE – Ambasadori i Kosovës në Shqipëri-Lajm i mirë, por i vonuar

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat shtrënguese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023.
Këtë vendim e ka përshëndetur edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi, duke u shprehur nga Gjirokastra:
“Është një lajm I mirë sigurisht. I vonuar por dhe nuk kanë qenë të panevojshme këto masa për ndonjë arsye të veçantë. Tani është për tu vlerësuar korrigjimi I këtij vendimi që ishte I panevojshëm”
Durmishi i ka vlerësuar raportet me BE të veçanta që nga koha kur i ka ofruar ndihmë Kosovës në çështje të zhvillimit ekonomik, ndërsa shprehet se është në pritje të shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim në familjen e madhe europiane.
“BE ka ndihmuar Kosovën me çështje të zhvillimit ekonomik, dhe më pas me Asocim Stabilizimin, më pas me liberalizimin e vizave, prap o lëvizim ngadalë. Por mendoj se ne meritojmë më shpejt të ecin këto procese por presim që të shqyrtohet dhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE që tashmë është bërë aplikimi”
Durmishi ishte sot në Univeristetin “Eqrem Cabej”ku mbajti leksionin e hapur me temë“Republika e Kosovës: 18 vjet Pavarësi – sukseset dhe sfidat” .
Gazetare: Y. Ponde
/rtsh.al/