E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me ekonomine me te larte ne rajon

Banka Botërore ka parashikuar se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Europën Juglindore edhe gjatë vitit 2013, në 3.3%. të dhënat janë publikuar në raportin e BB për Europën Juglindore. Në zhvillimin në tërësi të ekonomisë Kosova paraqitet më mirë se sa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Por edhe për ekonominë e shtetit më të ri në rajon efektet e krizës botërore janë të pranishme. Në raportin e BB, problemet kryesore të Kosovës lidhen me papunësinë, më e larta në Europë dhe varfërinë, që parashikohet në rritje. Gjithsesi shpëtim nga këto dy probleme ekonomike kanë qenë remitancat të cilat nuk kanë shënuar ndryshime duke qëndruar më lartë ndaj Bosnjës dhe Shqipërisë. Sipas analizës së bankës, sikurse vendet e tjera të rajonit edhe Kosova nuk ka realizuar reformat në të bërit biznes. Tregtia e Jashtme ka rënë gjatë 2012-ës në mbi 15%, kryesisht eksportet kanë shënuar rënie të madhe, dhe prodhimi  vendas është ulur ndjeshëm.  Ky institucion ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria e vendit që të ardhurat nga privatizimi i PTK-së të mos t’i përdorë për investime në infrastrukturë. Edhe pse me nivelin më të ulët të borxhit publik, në 9% të PBB, BB këshillon Kosovën  ta mbajë nën kontroll. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›