E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me gjysme qeveri

E hene 18 tetor Kosova zgjohet me nje gjysme qeveri. Perfaqesuesit e deritanishem te LDK-se ne qeveri dikush me heret e dikush me vone u paraqiten ne pune per ti dorezuar mandatet e tyre.UPDATE

LDK kishte gjashte poste ministrore dhe zevendeskryeministrin. Ky i fundit u paraqit i pari ne pune ndersa nje ore me vone erdhi edhe ministri i puneve te Jashtme Skender Hyseni. Ndersa zevendeskryeministri i deritanishem Rame Manaj zhvilloi nje takim me kryeministrin Hashim Thaci ministri i Jashtem Skender Hyseni i dorezoi detyrat zevendesministres Vlora Citaku.

Megjithese kritik ndaj udheheqjes se LDK-se Bujar Bukoshi respektoi vendimin e Fatmir Sejdiut per te dale nga koalicioni qeverises me PDK-ne.

Ministri i vetem i cili zyrtarisht nuk beri dorezimin e detyres eshte ministri i Kultures Lutfi Haziri.Dorezimi i detyres duhet te jete nje proces jo edhe aq i kendshem per ministrin e Drejtesise Haki Demolli i cili mori detyren vetem tre muaj me pare. Ai bashke me zevendesin e tij Arsim Janova braktisen Ministrine e Drejtesise per tju kthyer zhvillimeve te brendshme ne parti.

Ndersa ajo cfare duket se i ka mbetur peng ministrit te deritanishem te Pushtetit Lokal Sadri Ferati eshte mosfunksionalizimi i komunes se veriut te Mitrovices.

Procedura e dorezim -pranimit te detyres eshte e thjeshte tha nje zyrtar i LDK-se. Perfaqesuesit e LDK-se ne qeveri u terhoqen me vendimin e leshuar nga kryesia dhe detyren ia dorezojne sekretarit te perhershem te ministrise perkatese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›