E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova merr garanci për nxitje të njohjeve

Klinton i ka shkruar ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, kurse Ihsanoglu myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Klinton. “Opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin tonë të hershëm se Deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Ndërkaq, letra e Ihsanoglu nuk është publikuar, por myftiu Tërnava ka cituar përmbajtjen e saj, pas një takimi që ka pasur të premten me kryeministrin Hashim Thaçi.

“Mua më vjen mirë që sot para jush deklaroj se dje kam marrë një letër nga sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike, z. Ihsanoglu, dhe se menjëherë pas marrjes së vendimit të GJND-së i pata dërguar një letër, dhe i cili thotë që ‘me tërë përkushtimin që kam, unë si sekretar i përgjithshëm do të bëj të pamundurën të rrjedhin njohje të reja për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur’”, ka thënë Tërnava. “Sigurisht që ne do të shfrytëzojmë të gjitha rrugët diplomatike që janë të mundshme, miqësinë që kemi me shumë kolegë tanë anekënd botës, e veçanërisht në botën arabe dhe islame”./kd/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›