ICO dhe EULEX-i mbajnë kompetencat ekzekutive
Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX i janë përgjigjur negativisht kërkesës së kryeministrit Thaçi për të hequr dorë nga roli ekzekutiv që kanë në Kosovë, shkruan e përditshmja Koha Ditore.
Gjatë dy ditëve kryeministri ka shtruar një kërkesë të këtillë për misionet ndërkombëtare. Ai ka theksuar se pas vendimit të GJND-së, organizatat ndërkombëtare në Kosovë duhet të përqendrohen vetëm në rolin këshillues dhe lehtësues.
Zëdhënësi i ICO-së, Kai Mueller-Berner tha për Kohën Ditore se për aq sa nuk e shohin progresin të mjaftueshëm, do të mbajnë kompetencat ekzekutive, si dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.
Ndërkaq, EULEX ka thënë se transferimi i kompetencave ekzekutive tek autoritetet vendase në fushat e sundimit të ligjit, do të shkojnë paralelisht me përmirësimin e gjendjes në gjyqësi, polici dhe në dogana.