E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, arrestohet shqiptari, iu gjetën 91 kg drogë

Policia greke njofton se banesa e shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, në Nea Smirni ka qenë nën vëzhgim prej shumë kohësh. Pas vëzhgimeve, policia lokalizoi edhe banesën e tij të dytë, në Petruli, aty ku u bë edhe arrestimi.

Pas arrestimit të 23-vjeçarit, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë që mendohet se mund të kenë lidhje me një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Emigranti i arrestuar si dhe provat materiae iu dorëzuan gjykatës së Athinës, e cila vendosi masën burg pa afat dhe sekuestrim të pasurisë së shqiptarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›