Kosova merr përvojat e Shqipërisë drejt integrimeve

Kosova do të ketë më pak probleme sa i përket hyrjes në Bashkimin Europian, pasi Republika e Shqipërisë do t’i ndihmojë institucionet kosovare në përmbushjen e disa kritereve për të hyrë në familjen evropiane. Nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar sot në Prishtinë në mes të Ministrive të Integrimeve, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është njoftuar se ligjet dhe literatura e përkthyer do t’i vihet në dispozicion të Kosovës.
Ministrja Majlinda Bregu premtoi se rruga e Kosovës drejt BE’së do të shkurtohet falë ndihmës shqiptare, derisa vuajtjet për t’i përmbushur kriteret do të arrihen më shpejt falë ndihmës shqiptare.
“Ne kemi treguar edhe hera tjera se dimë të qëndrojmë krah njëri tjetrit. Ky model i mrekullueshëm i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në një perspektivë tonën të përbashkët europiane është modeli më i mirë edhe për vendet tjera të rajonit”, ka shtuar ajo.
Në anën tjetër, ministri Besim Beqaj ka vlerësuar se nënshkrimin i marrëveshjeve ndërshtetërore do të shërbejë për përshpejtimin e rrugës europiane për të dy shtetet.
“Është një element shumë i rëndësishëm, pasi që kjo marrëveshje na hap edhe fushën e bashkëpunimit në këmbimin e përvojave në ato literatura dhe biblioteka të cilat tanimë në anën e Shqipërisë janë ndërtuar dhe që ne si Ministri e Integrimit Evropian jemi në fillim dhe kemi nevojë për një proces të tillë”, ka thënë Beqaj.
Zyrtarja kryesore e Integrimeve Europiane e Shqipërisë, Majlinda Bregu konsideron se Kosova duhet të përfaqësohet si shtet në të gjitha forumet rajonale dhe kërkon përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit në liberalizimin e vizave.
Ministrja Bregu ka folur për paralajmërimet për Samitin e Sarajevës, ku Serbia po vazhdon të kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës si shtet.
“Kosova është në të drejtën e saj legjitime si shtet i pavarur dhe si një realitet i ri në rajon për të qenë prezentë me autoritetet përkatëse në këtë konferencë. Besoj se në këtë realitet të ri, të humbur janë vetëm ata të cilët nuk e pranojnë”, ka shtuar ajo.
Ministrja shqiptare është takuar edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçin, por nuk ka pasur konferenca për media.
Pas takimit, Zyrat e Informimit kanë lëshuar komunikata. “Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova do të përfitojë nga përvojat e Republikës së Shqipërisë në rrugën e integrimeve. Presidenti Sejdiu me këtë theksoi se angazhimi që Shqipëria ka bërë dhe po bën për Kosovën është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë me vlerë të veçantë në procesin e mëtejmë të integrimeve”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Në komunikatën e Qeverisë thuhet se Kryeministri Hashim Thaçi institucionet e shtetërore do të vazhdojnë me proceset e integrimit europiane, që e konsideron si një nga prioritete kryesore.