Thaçi i premton përkrahje Prokurorisë Speciale

Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, kanë përshëndetur krijimin e Task-Forcës për Luftimin e Korrupsionit, që do të përbëhet nga prokurorë dhe ekspertë të policisë, vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kreu i Qeverisë Hashim Thaçi, i shoqëruar nga shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Kermabon dhe nga ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, ka vizituar Departamentin e Prokurorisë Speciale.
“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë të plotë politike për departamentin e Prokurorisë Speciale dhe për Task-Forcën e luftës kundër korrupsionit. Mbështetja jonë do të jetë e gjithanshme duke filluar nga mbështetja politike, financiare dhe profesionale”, ka thënë Thaçi.
Ai ka vlerësuar se është në interesin e gjithë shoqërisë kosovare që të mbështesë dhe të ndihmojë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të të gjitha dukurive tjera devijonte.
“Ne po krijojmë një partneritet të veprimit edhe me faktorët ndërkombëtarë që janë në Kosovë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të vazhdojmë edhe me thellimin e reformave në drejtësi, si hap për krijimin e rrethanave më të favorshme në zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë kryeministri Thaçi.