E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova mes krizave

Per me shume se nje dekade Kosova ka pasur 5 kryeministra Bajram Rexhepi Ramush Haradinaj Bajram Kosumi Agim Ceku dhe se fundmi Hashim Thaci jane politikanet te cilet kane drejtuar Ekzekutivin.

Zgjedhjet e para parlamentare pas perfundimit te luftes ne Kosove u zhvilluan me 17 nentor te vitit 2001. LDK doli e para ndersa PDK u rendit e dyta.

Ato vite do te mbahen mend si periudhe me raporte te tensionuara ndermjet ketyre dy subjekteve politike qe njera kishte perkrahur paqen per te arritur lirine nderkaq tjetra respektivisht njerezit e PDK-se kishin qene pjese e luftes se UCK-se.

Me 4 mars te vitit 2002 pas tre muaj bisedimesh dhe me ndermjetesimin e kryeadministratorit te atehershem te Kosoves Steiner Kuvendi i Kosoves zgjodhi Bajram Rexhepin nga PDK si kryeministrin e pare dhe Ibrahim Rugoven si president.

Rexhepi do te perfundonte mandatin e tij te rregullt si kryeminister i pare i Kosoves se pasluftes pas zgjedhjeve te vitit 2005 ku PDK do te mbetej jashte bashkeqeverisjes.

Lidhja Demokratike e Kosoves vendosi te bente koalicion me partine e Ramush Haradinajt Aleancen per Ardhmerine e Kosoves. Sipas marreveshjes Ramush Haradinaj do te merrte mandatin per te formuar Qeverine e Kosoves. Por per fatin e tij te keq ai do te qendronte kryeminister vetem 100 dite.

Ai akuzohej per krime lufte nga Gjykata Nderkombetare e Krimeve ne ish Jugosllavi. Kur padia u leshua ne mars te 2005-es Ramush Haradinaj zgjodhi te largohej nga posti i tij si kryeminister. Dite me pas ai udhetoi vullnetarisht per ne Hage ndersa vendin e tij e zuri Bajram Kosumi nje anetar i se njejtes parti i cili mbante postin e ministrit te Mjedisit.

Ne vitin 2006 ne Kosove do te kishte zhvillime te shumta. Ne njeren ane jane bisedimet per statusin final politik dhe me 21 janar pas nje semundjeje do te nderronte jete presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova. Ne vend te tij erdhi profesor Fatmir Sejdiu.

Por fundi i Bajram Kosumit do te jete me ndryshe sesa i dy paraardhesve te tij. Pas shume presioneve per performancen e dobet ai do te jap doreheqje nga posti i tij.

Pas bisedave ndermjet LDK-se dhe AAK-se presidenti i ri i Kosoves Fatmir Sejdiu mandaton Agim Cekun per te formuar qeverine e re. Kuvendi i Kosoves e aprovoi ate si kryeminister i Kosoves me 10 mars te vitit 2006. I njohur edhe nga lufta e UCK-se emerimi i Cekut do te zgjonte reagime edhe ne Serbi.

Ne Beograd ishin kunder drejtimit te qeverise nga ish komandanti i UCK-se me arsyetimin se pala shqiptare po behet radikale. Agim Ceku kishte lene postin e komandantit te Trupave Mbrojtese te Kosoves per te ushtruar funksionin e kryeministrit deri me 9 janar te 2008-es.

Ne zgjedhjet e nentorit te 2007-es per here te pare partia e Hashim Thacit kishte arritur te dale e para. Megjithate per PDK-ne ishte e nevojshme te bente aleance. Pak kush e kishte pritur se kete do ta bente me Lidhjen Demokratike te Kosoves por keshtu ndodhi.

Ne janar te 2008-es PDK dhe LDK arrijne nje marreveshje sipas se ciles posti i kryeministrit do ti takoje PDK-se ndersa ai i presidentit LDK-se. Kreu i PDK-se Hashim Thaci u zgjodh kryeminister i qeverise se Kosoves me 9 janar 2008. Pas nje muaji ne kuvend do te lexonte deklaraten qe e shpall Kosoven shtet te pavarur.

Pas gati 3 vitesh bashkeqeverisjeje raportet e dy aleateve qeverises fillojne te acarohen. Gjykata Kushtetuese e deklaron Fatmir Sejdiun shkeles te Kushtetutes meqe ushtroi dy funksione ne te njejten kohe ate te kreut te LDK-se dhe te presidentit.

Fatmir Sejdiu zgjedh te shkoje ne LDK dhe jep doreheqje nga posti i te parit te shtetit. Disa dite me vone LDK-ja merr vendimin qe te prishe aleancen qeverisese te janarit te 2008-es me PDK-ne.

Gjysma e qeverise mbetet bosh. Kosova futet ne krize te thelle institucionale. AKR inicion nje mocion votebesimi per qeverine Thaci dhe arrin qe te mbledhe firmat e 40 deputeteve.

Me 2 nentor 2010 deputetet e Kuvendit te Kosoves votojne per te rrezuar qeverine Thaci. Ai do te jete edhe per pak kohe ne qeveri por si kryeminister ne largim deri ne rezultatin e ri te zgjedhjeve.

Eumlshte hera e pare qe ne Kosove organi me i larte shteteror Kuvendi rrezon nje qeveri dhe ne kete menyre shenon fundin e paprecedent te kryeministrit dhe gjithe kabinetit te tij.

Tani vendi pritet te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme parlamentare si mundesi qe te tejkalohet kriza e thelle institucionale ne te cilen si asnjehere me pare ka hyre Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›