Kosova mposht Islandën dhe kalon në Ligën B të Kombeve

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Dardanët kanë dhënë sot një ndeshje të mrekullueshme kundër Islandës duke siguruar kualifikimin në Ligën B të Kombeve.
Të përzgjedhurit e Franco Fodas dominuan në fushë përballë kundërshtarit duke shënuar tre gola përmes Vedat Muriqit në Mursia të Spanjës.
Islanda kaloi në epërsi me golin e Oskarsson qysh në minutën e dytë, por dardanët më pas u rikthyen në lojë duke u treguar shumë më të mirë sesa kundërshtari, gjë e cila iu shpagua në fund.
Vedat Muriqi shënoi një tregolësh (het-trik) në minutat 35, 43+3 pjesa e parë dhe 79, duke promovuar përfundimisht dardanët me rezultat të përgjithshëm 5:2.