E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ndan 50 mijë € për Haitin

Qeveria e Kosovës vendosi sot të ndajë 50 000 euro ndihmë banorëve të Haitit, të goditur nga tërmeti katastrofal që la rreth 50 mijë të vdekur. Qeveria, gjithashtu shprehu gatishmërinë, për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në mision humanitar.

Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e kabinetit qeveritar, bëri të ditur se tashmë janë vënë kontaktet me institucionet e Haitit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar këtë vend, për të përballuar katastrofën humanitare.

Përveç 50 mijë eurove, Thaçi tha se do të shikojnë mundësitë dhe hapësirat e mundshme për mbështetje tjetër, përfshirë dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së për të ndihmuar popullin haitian në aspekt humanitar.

Thaçi tha se dërgimi eventual i trupave të FSK-së në Haiti do të bëhet duke respektuar procedurat dhe në përputhshmëri me Dokumentin e Presidentit Ahtisaari, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›