E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova ndeshet me Sllovakinë në play-off, finalen e pret në “Fadil Vokrri” në rast kualifikimi

Shorti i play-off-it të Botërorit 2026 ishte me më shumë fat për Kosovën, që në gjysmëfinale do të ndeshet me Sllovakinë në fushën e kësaj të fundit. Në rast se ia dalin të kalojnë Sllovakinë, “Dardanët”, ndryshe nga kuqezinjtë, do të luajnë në shtëpi finalen me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

Kosova duhet theksuar se ka shkuar në fazën e play-off-it, falë një paraqitjeje shumë të mirë në kualifikuese, ku zuri vendin e dytë në grup, pas Zvicrës.

Ndeshja gjysmëfinale do të luhet më 26 mars, kurse finalja më 31 mars të vitit 2026. Skuadra e drejtuar nga trajneri Franko Foda ka shanse reale për t’u kualifikuar. Zhvillimi i një finaleje të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk është vetëm një ëndërr.

Sllovakia është një kombëtare që ka bërë progres gjatë viteve të fundit, por duhet theksuar se Kosova ka në gjirin e saj elementë me kualitet të lartë që mund të bëjnë diferencën dhe të përballojnë presionin e një ndeshjeje jashtë fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›