E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, ne 2009-en edhe 22 ambasada te reja

Qeveria kosovare parashikon qe ne vitin e ardhshem te hape te pakten edhe 22 ambasada te Kosoves ne vende te ndryshme te botes.

Lajmin e ka bere te ditur per mediat kosovare, Albana Beqiri, keshilltare e ministrit te Jashtem Skender Hyseni.

“Brenda vitit 2009 MPJ parashikon hapjen e 22 ambasadave te Kosoves ne te gjithe boten”, ka deklaruar Beqiri, e cila ka saktesuar se ky proces nuk do te vijoje me te ngarkuar me pune, por me ambasadore.

“Miratimi i ligjit per sherbimin e jashtem te Kosoves i hap rruge edhe konkurseve ne te gjitha nivelet per ambasadat tona”, ka saktesuar keshilltarja.

Aktualisht Kosova ka hapur 10 misione diplomatike, te cilet kane nisur punen ne vendet perkatese.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›