E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak: Integrimi i Bosnjes ka mbetur ne vend

Përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnje, Miroslab Lajcak, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së se integrimi i Bosnjes në komunitetin euro-atlantik ka mbetur ne vend, si rezultat i axhendës nacionaliste, që ende dominon në debatin politik të vendit.

Lajcak u shpreh se udhëheqësit politikë të Republikës Serbe të Bosnjes dhe Federatës Myslimano-Kroate i kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre kohët e fundit.

Ai foli me tone kritike lidhur me zhvillimet e fundit në Republikën Serbe të Bosnjes dhe dënoi thirrjet e saj për një referendum kombëtar për shkëputje nga Bosnja.

“Republika Serbe e Bosnjes deshtoi ne bashkëpunimin me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar”, tha ai.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›