Kosova në Këshillin e Europës pa të drejtë vote?

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jean Claude Mignon, sipas raportimeve të medieve të Beogradit, paralajmëroi sot në kryeqytetin serb se Kosovës do t’i lejohet të ndjekë punën e AP të KE pa të drejtë pjesëmarrjeje në debat si dhe pa të drejtë vote.
Në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë ai citohet të ketë thënë se Rezoluta e finalizuar për Kosovën e AP të KE theksohet se të gjithë ata që jetojnë në Kosovë kanë të drejtë të gëzojnë sundimin e ligjit. Kjo Rezolutë është finalizuar me gjithë faktin se 34 nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, por KE i përmbahet politikës së neutralitetit karshi statusit.
Mignon po ashtu citohet të ketë thënë se njëri nga kushtet për Serbinë është Kosova, por ka shprehur bindjen se bisedimet në Bruksel me përfaqësuesen e lartë Catherine Ashton do të forcojnë dhe çojnë përpara pozitën e Serbisë.
Interesimit të gazetarëve pas takimit me Mignonin , kryeparlamentari serb, Nebojsha Stefanoviq tha se në Bruksel është arritur “një përparim i caktuar në kuptimin e lëshimit pe nga ana e Prishtinës që për Bashjkësinë serbe në Kosovë të ketë më shumë kompetenca”./Indeksonline/