E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllaznimit i kthehen pesë futbollistë

Gjakovë, 24 gusht - Skuadrës së Vëllaznimit brenda javës pritet t'i kthehen pesë futbollistë, ka bërë të ditur të hënën trajneri Ajet Shosholli. Në ekipin kuqezi nga Gjakova do të kthehen  Atdhe Gashi, Dardan Rogova, Granit Bajra, Mark Milicaj e Rilind Juniku. "Brenda javës pritet të kompletojmë skuadrën me futbollistët që na kanë munguar shumë në dy ndeshjet e para. Gashi, Rogova, Bajra, Milicaj e Juniku janë të nevojshëm për skuadrën e Vëllaznimit. Shpresoj se do të përgatiten dhe do të ndihmojnë skuadrën të arrijë synimet që ka këtë kampionat", ka thënë Shosholli. Atdhe Gashi e Dardan Rugova kanë qenë në prova jashtë vendit, kurse Bajra, Milicaj e Juniku kanë munguar shkaku i lëndimeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›