E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, nën shembullin e Shqipërisë lobon dhe për Mc Donalds

Gazeta Shqip

Shteti i ri

Shqipëria, kontratë me firmat amerikane dhe për lançimin e filmit Besa

Lobimi i firmave amerikaneve për interes të çështjeve të ndryshme duket se është një virus që ka prekur dhe shtetin më të ri të Ballkanit, Kosovën. Qeveria kosovare po lobon fuqishëm me të dy kompanitë amerikane Patton Boggs dhe Podesta për çështjen e forcimit të demokracisë dhe të rritjes të njohjeve të mëtejshme për shtetin më të ri të Ballkanit. Por një kontratë e çuditshme është ajo me Patton Boggs, ku mediat kosovare bëjnë të ditur se qeveria e Kryeministrit Hashim Thaçi ka nënshkruar një kontratë për të sjellë në Kosovë, gjigantin Mc Donalds. Firma e njohur McDonalds është rrjeti më i madh botëror i restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerit, që shërben rreth 68 milionë konsumatorë përditë, në 119 vende të botës, por ende nuk ka të hapur një përfaqësi në Kosovë. Shkupi, Beogradi janë kryeqytetet ku kjo firmë e njohur është instaluar. Dihet që prania e një kompanie të tillë, që mungon edhe në Shqipëri, shihet si një stabilitet për vetë shtetin dhe si sinjal për vetë investitorët e huaj. Kontrata me Patton Boggs ka të bëjë dhe për çështjet e tjera si veriu i Kosovës dhe kryerjen e avokatisë për marrëdhëniet mes NATO-s dhe qeverisë, ruajtjen e integritetit territorial dhe ofrimin e investitorëve amerikanë në shtetin më të ri të Ballkanit. Për këtë kontratë, qeveria kosovare ka shpenzuar rreth 100 mijë dollarë amerikanë. Qeveria shqiptare me Patton Boggs vazhdon edhe për vitin 2012 të ketë marrëdhënieve kontraktuale. Sipas dokumentit zyrtar të Patton Boggs, të cilin gazeta Shqip e disponon, ka një kontratë 6-mujore, për të cilën ende nuk është kryer pagesa finale. Qeveria shqiptare ka kërkuar ndihmë për të zhvilluar takime, audienca analitike mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Por për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, qeveria shqiptare i ka kërkuar firmës amerikane të lobojë për një tjetër çështje. Gjatë gjysmës së parë të vitit të regjistruarit punuan me Muzeun Memorial të Holokuastit në SHBA për të prezantuar një film dokumentar me titullin Besa, që tregon një histori unike të shqiptarëve që mbronin refugjatët hebrenj gjatë Holokaustit. Funksionarët e DASH-it dhe të anëtarë të kongresit morën pjesë në këtë event, thuhet në dokumentin zyrtar të Patton Boggs. Ndërsa në këtë eveniment ishte i pranishëm dhe Kryeministri Berisha ku u shfaq një film i tillë. Gjithashtu, lideri i mazhorancës pati rastin të takonte dhe sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton.

Patton Boggs

Letra -Patton Boggs & Pollo (PDF)

Në këtë faksimile që e disponon gazeta Shqip, lobisti i kësaj kompanie Scott C. Thompson u drejtohet dy kongresistëve dhe ka si temë kryesore çështjen e zgjedhjeve të 8 majit. U shkrua katër pas zgjedhjeve lokale, jepet situata e zgjedhjeve, e shoqëruar dhe me të dhënat zyrtare të ofruar nga ana e Partisë Demokratike.

Kosova, nën shembullin e Shqipërisë lobon dhe për Mc Donalds burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›