E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti vizitë në Bruksel, takime me zyrtarë të BE-së

Ministri i jashtëm Edmond Panariti u nis sot për një vizitë dyditore në Bruksel. Gjatë vizitës në Bruksel kryediplomati shqiptar do të zhvillojë takime në zyrtarë të lartë të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.
 

Ai do të takohet me komisionerin për zgjerim në Komision Europian Stefan Fyle, si dhe me zyrtarët e lartë të Parlamentit Europian, si Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Gianni Pittella, Kryetarin e Delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan dhe drejtuesin e Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian Hanes Svoboda.
 

Në fokus të takimeve të ministrit të jashtëm shqiptar Panariti me zyrtarët e lartë të KE-së dhe PE-së Europian do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ecuria e plotësimit të 12 prioriteteve të vendosura për marrjen e statusit kandidat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›