E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot sesioni i ri parlamentar

Seanca pritet të nisë në orën 11:00, teksa brenda këtij muaji pritet të miratohet disa reforma të rëndësishme në kuadër të marrjes së statusit të vendit kandidat.

Rendi zyrtar i punimeve të së hënës parashikon ceremoninë e hapjes së sesionit të ri, ku pritet përshëndetja e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe e krerëve të grupeve parlamentare të maxhorancës dhe opozitës.

Më pas, punimet e parlamentit do të vijojnë me miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-31 tetor 2012 dhe të kalendarit trejavor në vijim, ndërsa pjesë e rendit të ditës është dhe miratimi i aktit normativ që synon eleminimin e zhurmave të forta në lokalet e natës.

Sfida e këtij fillim sesioni pritet të jetë heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, riformatimi i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vijimi i axhendës parlamentare me çështjet e tjera të lëna në mes nga sesioni parardhës si pr/ligji "për Gjykatën e Lartë" dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Gjithashtu kalendari trejavor, i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, përfshin dhe shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, e cila do të diskutohet më 6 shtator nga Këshilli i Legjislacionit.

Kuvendi i Shqipërisë i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë i punimeve fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. /Start/

                                                                                             2012-09-03 09:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›