E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, nisma serbe mbeshtetet nga 120 vende

Nismen e Serbise per te derguar pavaresine e Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise e mbeshtesin 120 vende nga 192 shtete qe jane gjithesej anetare te OKB-se.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja gjermane “Handelsblatt”, sipas te ciles per kalimin e projekt/rezolutes serbe mjafton nje shumice e thjeshte votash.

Projekt/rezoluta ne fjale do te votohet me date 8 tetor, ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Lideret perendimore, vendet e te cileve kane njohur Kosoven e pavarur, jane te mendimit se nisma ne fjale nuk mund ta zbehe pavaresine, por mund te pengoje njohjen e Kosoves nga shtete te tjera dhe investimet e huaja ne kete vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›