Tadic hedh idene e coptimit te Kosoves

Presidenti i Serbise, Boris Tadic ka hedhur idene e ndarjes se Kosoves, nese deshtojne te gjitha perpjekjet e tjera ne lidhje me statusin.
"Jam i gatshem te mendoj edhe per kete opsion, nese deshtojme me te gjitha mundesite te tjera, e qe jane te shumta. Ka ende shume mundesi te gjejme nje zgjidhje ne kuader te termit – autonomi substanciale. Mirepo, nese deshtojne te gjitha mundesite, atehere mund te kalojme ne kete opsion”, ka tha Tadic ne nje interviste per televizionin publik RTS.
Lideri serb ka thene se, per momentin, ndarja e Kosoves nuk eshte ne “rend te dites” dhe se Beogradi ende deshiron te kerkoje nje zgjidhje ne kuader te konceptit te veteqeverisjes me te madhe te mundshme per Kosoven brenda Serbise.
“Te gjitha iniciativat jane legjitime… cdo gje eshte me e mire se sa situata kur njera pale i ka humbur te gjitha”, theksoi Tadic.