E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, ne mbledhjen vjetore te FMN-se

Kosova do te marre pjese ne mbledhjen e rregullt te Fondit Monetar Nderkombetar, qe do te mbahet nga datat 11 deri me 13 tetor ne Uashington D.C.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave shteti me i ri i Evropes do te perfaqesohet ne kete mbledhje nga ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, i cili ka marre ftese nga vete FMN.

Sipas burimeve, Shala do te jete i pranishem ne cilesine e vezhguesit.

Republika e Kosoves ka paraqitur kete vit kerkesen per anetaresim ne FMN dhe ne Banken Boterore dhe vizita e ministrit Shala do te kete si qellim sensibilizimin e vendeve anetare per integrimin sa me shpejt te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›