Kosova, nje vit shtet i pavarur
Bekim Shehu
Shkurti i vitit 2008, per shqiptaret e Kosoves do te mbetet muaji qe do te kujtohet nder breza. Me 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosoves i mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme, shpall pavaresine dhe po ashtu shfaq per here te pare flamurin e shtetit te ri. Deklaraten e pavaresise e lexoi kryeministri Hashim Thaci, para 109 deputeteve te pranishem ne salle, pa pjesemarrjen e serbeve. "Ne udheheqesit e popullit tone te zgjedhur ne menyre demokratike, nepermjet kesaj deklarate shpallim Kosoven shtet te pavarur dhe demokratik", lexoi ai.
Ne diten e pare te shtetit te ri, Kosova njihet nga gjashte vende, tri nga ato evropiane, per te vazhduar me pas procesi i njohjes edhe nga shume vende te tjera. Mirepo, menjehere pas shpalljes, pavaresia kundershtohet nga Serbia. Serbet e Kosoves fillojne protestat. Ato u shkallezuan ne dhune duke u vene zjarrin dy pikave kufitare ne Veri te Kosoves ne kufirin me Serbine, mirepo protestat nuk u zhvilluan ne enklavat e tjera serbe brenda Kosoves. Serbet e veriut krijojne nje mekanizem te tyre, "Kuvendin Paralel Serb", qe do t´u pergjigjet veprimeve te kuvendit te Kosoves. Nebojsha Jovic, ishte anetar i keshillit kombetar te serbeve te Kosoves veriore. "Eshte e pamundur qe pavaresia e Kosoves te zbatohet ne veriun e Kosoves, por nuk guxojme qe te bejme asgje qe do te vinte ne rrezik popullaten serbe ne pjeset tjera te Kosoves. Pra, cdo vendim i veriut te Kosoves do te merret ne bashkerendim edhe me serbet qe jetojne ne pjeset tjera te Kosoves", thoshte Nebojsha Jovic.
Protestat e serbeve ne veri vazhdojne cdo dite. Ata okupojne me dhune gjykatat ne veri te Mitrovices, arrihet deri tek perleshja me policine nderkombetare dhe per pasoje nje polic nderkombetar vritet nga serbe te armatosur. Tensionet ne veri vazhdojne per muaj rresht, udheheqesit politik kosovare nuk kane ndonje plan veprimi per veriun, sepse ishin te zene me krijimin e shtetit te ri. Ne Prishtine, hartohet Kushtetuta e Kosoves, qe miratohet me 15 qershor ne kuvend duke e shpallur Kosoven Republike Parlamentare ne kufijte e saj ekzistues. Hashim Thaci eshte kryeminister. "Kushtetuta e Kosoves ju mundeson qytetareve tane te marrin fryme ne menyre te barabarte para ligjit. Ajo i mbron privilegjet dhe te drejtat e te gjithe shtetasve pavaresisht perkatesise etnike, fetare apo racore", thote Thaci.
Kushtetuta e Kosoves, parashihte krijimin e misioneve diplomatike. Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu, dekreton 12 misionet e para diplomatike te Kosoves ne vendet me te industrializuara dhe keto misione nisin punen menjehere. Te gjitha keto zhvillime lene nen hije misionin e UNMIK-ut, i cili duhet te niste procesin e bartjes se pergjegjesive. UNMIK-u, filloi fazen e rikonfigurimit dhe sipas zedhenesit Rasell Gikie, misioni do tu pershtatet rrethanave te krijuara ne terren. "UNMIK-u i pershtatet situates ne terren qe prej 10 vjetesh qysh nga viti 99. Natyrisht qe tash kur Kushtetuta ka hyre ne fuqi, ne do ta kemi parasysh kete dhe do te rikonfigurohemi sa te jete e nevojshme, por gjithnje ne konsultim me Nju Jorkun dhe partneret tane", thote zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Gikie.
Gjate gjithe veres vazhdojne diskutimet per bartjen e pergjegjesive nga UNMIK-u tek institucionet e Kosoves, por ky proces eshte i ngadalshem. Serbia nga ana e saj vazhdimisht kundershton pavaresine e Kosoves dhe kerkon mekanizma ligjore, qe do ta hidhnin poshte ate. Asambleja e Pergjithshme e OKB-se me nismen e Serbise, ne tetor nxjerr nje rezolute, permes se ciles i kerkohej Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, qe ta shqyrtoje legjitimitetin e pavaresise se Kosoves. Kjo rezolute per Prishtinen zyrtare, sic deklarohej vazhdimisht, ishte nje nisme e keqe e Serbise, qe nuk do t'i kontribuoje paqes ne rajon. Ne Kombet e Bashkuara vazhdimisht diskutohej edhe per rolin e UNMIK-ut dhe per rolin e ri qe duhet te kete misioni i BE-se EULEX, qe tashme ishte vendosur per ardhjen e tij ne Kosove. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, mbeshtet vendosjen e misionit EULEX ne Kosove, por harton nje plan gjashte pikesh, ku Kosova duhej te diskutonte me Serbine per ceshtje qe kane te bejne me serbet e Kosoves. Plani hidhet poshte nga Prishtina dhe qe nga ajo kohe e deri me sot nuk u zbatua ne praktike, sepse Prishtina nuk pranon te futet te biseda me Beogradin, i cili vazhdimisht ne kuader te ketyre bisedave kerkon qe te diskutohet serish ceshtja e statusit.
Nje vit pas shpalljes se pavaresise Kosova eshte njohur nga 54 vende te botes. Kuvendi tashme ka miratuar mekanizmin ligjor, qe i lejon Kosoves anetaresim ne institucionet nderkombetare financiare. Kosova ka aplikuar per anetaresim ne keto institucione dhe eshte ne pritje te pergjigjes, sikunder pret njohje te reja te shtetit ne menyre qe te arrihet numri i mjaftueshem per ta mbeshtetur anetaresimin e Kosoves edhe ne OKB-se.