E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutfia: Sot, veshtire te nxjerresh buken e gojes

Te gjithe kalimtaret i sheh, nese do te kthejne koken andej nga tezgat e saj apo do te vendosin te blejne dicka. Por, te pakte jane ata qe ndalojne dhe nisin te kruajne portofolat, per te blere perimet dhe zarzavatet me te nevojshme dhe me te lira te stines. Keshtu thote, Luftija nje prej tregtareve te periferise se Tiranes, ku sipas saj tashme eshte e veshtire te nxjerresh edhe buken e gojes.

Prej sa kohesh shisni ketu prane rruges?

U bene pothuajse 5 vjet qe tregtoj. Fillimisht kam filluar me gjera te vogla dhe kryesisht blija ato c'ka sillnin fshataret, te cilet donin te iknin shpejt dhe tregtonin mallin e tyre me lire. Kurse sot, furnizohem tek tregu i shumices ashtu sikurse edhe te tjeret.

Si ecen puna, a ka shitje pasi te gjithe kane filluar te ankohen?

Ne pothuajse gjithe kohes ankohemi, por mund te them se deri me tani jemi ankuar kot, sepse kriza sapo ka filluar. Nese me perpara mund te shisje nga te gjitha llojet e artikujve dhe shumica e njerezve blinin, sot jane te paket ata qe ndalojne perpara meje dhe marrin shume pak. Ka nga ata qe blejne vetem dy domate, qepe, patate dhe keto jeshilet qe jane me lire. Si per ne qe tregtojme por edhe per ata qe blejne, mund te them se buken e gojes arrijme ta nxjerrim me veshtiresi.

Si jane shitjet gjate ketyre koheve?

Vetem nje pjese e produkteve mund te shiten dhe kuptohet, ato me te lirat dhe me te perdorshmet. Furnizimin e ben djali im, kur pashe qe kishte marre patellxhane e kritikova, pasi ato askush nuk i ble sepse ne kete periudhe jane shume te shtrenjta, sa gjysme kile mishi. Te vetmet qe shiten jane qepet, patatet, karotat, spinaqi edhe lakrat e tjera. Kurse per te tjerat askush nuk interesohet, jo me te bleje per konsum te perditshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›