Femijet e lindur pas janarit, perfitojne pentavaksinen
Ne daten 2 mars te gjithe foshnjat e lindura ne janar te ketij viti, do te vaksinohen per here te pare me vaksinen pentavalente, e cila i mbron nga 5 semundje. Keto semundje jane difteria, tetanozi, kolla e mire, hepatiti B dhe meningjiti qe shkaktohet nga hemofilus influenca, tipi B. Specialistja e programit kombetar te vaksinimit ne Institutin e Shendetit Publik, Erida Nelaj tha se jane marre te gjitha masat per mbulimin e vaksinimit deri ne zonat me te tella malore. "Fale nje programi, ne kemi mundur te sigurojme vaksinat per femijet e te gjithe vendit, te cilet perfitojne pentavaksinen", ka pohuar Erida Nelaj, specialiste e ISHP-se. Sipas saj, deri tani ne kalendarin kombetar te vaksinimit, vaksina kunder difterise dhe hepatiti B jepeshin me injeksione te vecanta. Vaksina e re pentavalente, eshte siguruar nga shteti per 5 vjet, fale financimit te GAV, aleances boterore per vaksinat. Me pas do te jete qeveria shqiptare,e cila do te mbuloje fondin e shpenzimeve per blerjen e saj. Nje nga semundjet qe lufton vaksina e re, meningjiti, shkaktohet nga nje bakter qe infekton cipat e trurit, qe quhet hemofilus influenca, tipi B. Ky bakter infekton hunden dhe fytin dhe organe te tjera si mushkerite, zemren, kycet, kockat dhe lekuren. Te gjithe femijet me meningjit nga hemofilus influenca, ne rast se nuk trajtohen vdesin. Sipas te dhenave boterore, 1 ne 20 femije me meningjit nga ky bakter, mund te vdes. 1 ne tre femije qe mbijetojne, peson shurdhim apo me keq, demtime te trurit.