E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova njeh emrin “Maqedoni”

Kosova njeh Maqedonine me emrin e saj kushtetues. Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni ne nje interviste per BBC-ne ka deklaruar se Prishtina do ta njohe fqinjin e saj me emrin “Maqedoni”. Emri i Maqedonise nuk eshte teme per Kosoven. Kjo do te thote se Kosova do ta pranoje, ne fakt e pranon Maqedonine me emrin qe ajo e ka zgjedhur”, eshte shprehur Hyseni. Ky vendim pritet te kete pasoja ne marredheniet mes Prishtines dhe Athines, e cila edhe pse s’ka njohur ende pavaresine, njohu pasaportat e shtetit te ri ballkanik. Nderkohe Serbia ka vendosur te “hakmerret” ndaj Shkupit pas njohjes qe Maqedonia i beri Kosoves. Ministri i Brendshem serb, Ivica Dacic ka deklaruar se Beogradi qe ketej e tutje do ta njohe vendin fqinj me emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›