E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia së shpejti do vendos marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën

 

SHKUP- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdulaqim Ademi deklaroi se deri të mërkurën Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie diplomatike.
Sipas tij, mbetet që vendimi zyrtar për njohjen ti dërgohet Prishtinës, me qëllim që të firmoset marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe caktimin e ambasadorëve.
“Presim që sa më shpejt të vendosim marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve dhe pastaj do të vendosim edhe për zgjedhjen e ambasadorit”, deklaroi zëvendëskryeministri Ademi gjatë qëndrimit të tij në Dibër. (a.r/makfax/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›