Kosova nuk është kusht për BE

Nënkryetari i Qeverisë serbe për integrime evropiane, Bozidar Djelic, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe hyrja në NATO nuk janë kushte për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
“As Kosova nuk është kusht për Europën, as Serbia kurrë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet kusht për Europën. Integrimet evropiane dhe zgjidhja e statusit të Kosovës janë dy procese të ndara. Kjo është politika e Serbisë, por edhe politika e BE’së, e cila nuk ka qëndrim unik rreth Kosovës”, ka thënë Djelic në një interesit për të përditshmen serbe, “Vecernje novosti”, të dielën.
Me rastin e spekulimeve rreth hyrjes së Serbisë në NATO, Djelic ka bërë të ditur se për këtë duhet të shpallet referendum, kështu që kjo çështje nuk është në rend dite, e as hyrja në Aleancën NATO nuk është kusht për anëtarësim në BE.
“Këtë na e kanë thënë edhe nënpresidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Francës, Nikola Sarkozy. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i NATO’s”, ka thënë Djelic.