E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Portugalisë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dërguar një telegram Presidentit të Portugalisë, Anibal Cavaco Silva, të cilit i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e fatkeqësisë natyrore që ka goditur këtë vend.

“Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga moti i ligë që ka përfshirë vendin tuaj”, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu.

“Lajmi për tragjedinë që ju ka goditur është përjetuar me pikëllim kudo në Kosovë, prandaj, i nderuari President, Ju lus që ndjenjën e dhembjes sonë të thellë t’ua përcillni familjeve të viktimave dhe gjithë popullit portugez”, thuhet tutje në telegram.

Autoritetet e Portugalisë thonë se bilanci më i ri nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ujdhesën Madeira, që ndodhet në Oqeanin Atlantik, ka shkuar në 40 të vdekur dhe më shumë se 100 të zhdukur apo të plagosur. Përmbytjet janë shkaktuar nga stuhitë e forta dhe shirat e mëdha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›