E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pas 10 vjeteve anetare e BE-se NATO-s dhe OKB-se

Kosova do te jete anetare e Bashkimit Europian e NATO-s dhe e Organizates se Kombeve te Bashkuara pas dhjete viteve. Keshtu ka deklaruar Kryeministri Hashim Thaci duke u pergjigjur pyetjeve te studenteve te Universitetit Amerikan ne Kosove. Per me shume Thaci ka thene se pret qe ti prije qeverise se Kosoves deri ne kohen e anetaresimit te vendit ne keto tri organizata nderkombetare duke thene se dy objektiva te tij jane realizuar clirimi i Kosoves nga Serbia ne vitin 1999 dhe shpallja e pavaresise me 17 shkurt 2008. Kryeministri Thaci eshte shprehur se me Serbine nuk do te kete negociata por vetem bashkepunim ndershteteror ne mes te dyja vendeve kurse per Mitrovicen ka thene se baze do te jene vetem Plani i Ahtisarit dhe strategjia per veriun. Ai gjithashtu ka perseritur se Kosova ka dale fituese perballe Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ku u miratua rezoluta e harmonizuar ne mes te BE-se dhe Serbise. Para studenteve te AUK-ut shefi i ekzekutivit ka folur edhe per zhvillimet ne sektorin e ekonomise ka lavderuar koncesionimin e Aeroportit Nderkombetar te Prishtines privatizimin e PTK-se dhe ndertimin e termocentralit Kosova e Re por edhe ka bere thirrje qe ndermarrjet publike te depolitizohen dhe te largohen nga ndikimi i qeverise.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›