Bisedimet Kosove-Serbi do i kryesoje Bashkimi Europian
Javen e kaluar Asambleja e KB-se aprovoi nje rezolute te re per Kosoven. Ne takimin jozyrtar te ministrave te Jashtem te BE-se ne fundjave e ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme Catherine Ashton i kerkoi BE-se te marre persiper ndermjetesimin ne bisedimet midis Serbise dhe Kosoves. A do te kete bisedime te tilla
Po bisedimet jane pjese e rezolutes se aprovuar nga KB e cila parasheh zhvillimin e dialogut midis dy shteteve te pavarura Kosoves dhe Serbise. E ngarkuara e BE-se me politiken e jashtme Catherine Ashton ka kerkuar qe rolin e ndermjetesimit ose ai qe do ti ftoje te dyja palet ne bisedime te jete Bashkimi Europian dhe jo Kombet e Bashkuara. Parlamenti Europian perkrah plotesisht zhvillimin e ketyre bisedimeve per permiresimin e marredhenieve midis dy shteteve ne fushat e doganave te bashkepunimit ekonomik per ceshtjet ekologjike si uji etj. dhe qe keto bisedime te zhvillohen nen kryesimin e Bashkimit Europian.
Jane percaktuar te dhenat si kur ose ku do te zhvillohen keto bisedime dhe a do te emeroje BE nje ndermjetesues
Per keto ceshtje eshte duke u diskutuar. Ne do te zhvillojme te marten me 14 shtator takimin e Komisionit per Politiken e Jashtme. Une mendoj se do te kaloje edhe ca kohe perpara se ta dime se kush do ta marre persiper kete rol kush do ta hedhe hapin e pare per te ftuarpalet por e sigurt eshte qe BE-ja do ta beje. Per kete kane rene dakord te27 vendet. Ky eshte nje sukses i madh sepse jo te gjitha vendet e kane njohur Kosoven.E dytarendesi te madhe ka se eshte krejtesisht e qarte se nuk do te kemi te bejme me bisedime per statusin e Kosoves dhe ndarjen e mundshme. Dhe e treta eshte se ministrat e Jashtem vendosen qe se shpejti te kete nje pergjigje per kerkesen serbe per tu bere kandidat pranimi ne BE. Ne tetor ne Keshillin e BE-se do te vendoset qe Serbia te beje hapin e pare dhe komisionit do ti kerkohet qe ti jape Serbise formularin e aplikimit.
Por me Kosoven
Per Kosoven behet fjale per ceshtjen e liberalizimit te vizave nje ceshtje qe Parlamenti Europian e kerkon prej kohesh. Komisioni duhet tani te perpiloje nje road-map dhe ta prezantojene menyre qe autoritetet kosovare te plotesojne kerkesat e duhura. Ekziston po ashtu nje ide si mund te perfshihet Kosova pas vitit tjeter ne screening process. Nga vende te caktuara te BE-se ka pergjigje pozitivenga komisioni po ashtu si edhe nga komisioneri Fule. Kjo eshte ajo qe kerkoj ne raportin per Parlamentin Europian. Shpresoj ta realizojme.
Kosova dhe Serbia kane zhvilluar disa here bisedime. Nga do te merret siguria se kesaj here ato do ta perfundojne me sukses
U arrit qe rezoluta e KB-se te ndryshohet dhe eshte bere e qarte se Serbia nuk kerkon me bisedime per statusin dhe nuk kerkon me ndarjen e Kosoves. Keshtu eshte hapur rruga per permiresimin e marredhenieve. Faktikisht ekzistojne probleme ne marredheniet ekonomike per shembull Serbia bllokon pjesemarrjen e Kosoves ne CEFTA. Une shoh nje gatishmeri te Serbise ta beje kete hap dhe te mos dale gjithnje me ceshtjen e statusit. Nje hap pragmatik i Presidentit Tadic hap qe une e pershendes.
Intervisten e zhvilloi Aida Cama DW