E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska bisedime per status dhe territor

Kreret shteterore

Vazhdojne deklaratat e lidereve te Kosoves se nuk do te kete negociata me Serbine per statusin dhe territorin e Kosoves. Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka riperseritur qendrimin e tij per nevojen e bisedimeve teknike me Serbine. Gjate nje vizite ne Harilaq te Fushe-Kosoves Sejdiu nuk ka dhene date te sakte se kur do te munde ti nisi keto bisedime. Nderkohe sipas KTV-se Kryeministri Thaci duke e cilesuar Kosoven fituese perballe Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ka perjashtuar cdo mundesi qe me Serbine te kete negociata per status. Ai ka thene se me shtetin fqinj mund te kete vetem bashkepunim ndershteteror ne mes te te dyja vendeve kurse per Mitrovicen ka thene se baze do te jene vetem Plani i Ahtisarit dhe strategjia per veriun. Nderkaq kryeparlamentari Krasniqi ka se thene bisedimet politike jane mbyllur ne Vjene ndersa akoma me mire jane mbyllur me shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe me opinionin pozitiv te GJND-se.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›