E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova përgëzon Sudanin Jugor

PRISHTINE-“Shpalllja e pasvarësisë së Sudanit Jugor është një ngjarje e rendësishme për popullin e këtij vendi; qytetarët e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë qenë me popullin sudanez”, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Sudani Jugor është një shtet i ri, i cili do të jetësojë vizionin dhe sakrificën e gjatë të një populli”, ka thënë Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë po ashtu se shtetet e reja reflektojnë aspiratat e njëjta, për të cilat kanë luftuar dhe sakrifikuar edhe qytetarët e Kosovës.

Botës iu shtua dje një shtet i ri, Sudani i Jugut, i cili festoi sot pavarësinë me ceremoni në kryeqytetin e tij, Juba. Një turmë prej qindra mijëra njerëzish brohoriti kur ushtarët ngritën flamurin e ri të Sudanin të jugut dhe ulën flamurin e veriut. Pjesëmarrësit dëgjuan gjithashtu një deklaratë formale të pavarësisë si dhe urimet nga personalitete, duke përfshirë edhe presidentin e Sudanit të veriut, Omar al-Bashir.

Republika e Sudanit të Jugut u bë shteti më i ri i botës në mesnatë sipas kohës lokale. Banorët e Jubës dolë nëpër rrugë për të festuar. Festimet vazhduan me ceremoni në një stadium që mban emrin Xhon Garang, i cili udhëhoqi forcat e jugut në luftën e gjatë civile veri-jug.

Sudani i Jugut votoi me shumicë dërrmuese për t’u ndarë nga veriu me një referendum në muajin janar. Në ditën e pavarësisë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Republikën e Sudanit të jugut. Presidenti Obama tha dje në një deklaratë se kjo arritje historike tregon se drita e një agimi të ri është e mundur pas luftës

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›