Kosova përmbytet nga vërshimi i lumenjvepërmbytet
Vërshimi i lumenjve ka bllokuar vendbanime të tëra në Kosovë. Banorët thonë se po ndodh një fenomen i çuditshëm, ku në të njëjtën kohë disa lumenj në zona të ndryshme të Kosovës kanë dalë nga shtrati dhe po kërcënojnë jetën e banorëve, gjë që s’mbahet në mend të ketë ndodhur ndonjëherë vërshime të lumenjve në këtë mënyrëLumenjtë Drini, Klina dhe Mirusha ka përmbysur qindra hektarë dhe disa ndërtesa në Volljak të Klinës, ndërsa nën kërcënimin e vërshimeve është treva dhe fusha e Lugut të Drinit, Istog, Klinë, Rahovec, Malishevë. Autoritetet lokale për shërbime publike dhe gatishmëri emergjente janë vënë në lëvizje për t’iu ndihmuar banorëve. Edhe njësitë e zjarrëfikësve, të shpëtimit sikurse policia e Kosovës dhe organet përgjegjëse komunale janë në terren. Në mëngjesin e së enjtes disa objekte janë përmbytur nga ngritja e nivelit të ujit të lumit Mirusha. Restorantet “Ujëvara”, “Ujërat e Mirushës” dhe “Villa Park Mirusha”, të vendi i quajtur Guri i Zi në aksin Kinë-Gjakovë janë përmbytur nga vërshimet. Si pasojë e kësaj në fshatin Bubël janë bllokuar 20 familje si dhe në Lumnishtë 140 banorë. Uji ka përfshirë qindra hektarë në Damanek, Malishevë, Turjakë, Mirushë, Gurëbardh, Dellovë, Grabanicë, Dugajevë, Drenoc dhe fshatra të tjera.Edhe lumenjtë Krena dhe Lukac që përshkojnë qytetin e Gjakovës kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar shumë shtëpi në qytet. Disa familje janë evakuuar. Në Kosovë po ndodh një fenomen i çuditshëm, që s’ka ndodhur kurrë, ku disa lumenj kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar zona të tëra, sikurse në trevën Klinës, Podujevës, Drenasit, Gjakovës, Lipjanit, dhe Ferizajt. Si rezultat i reshjeve të para disa ditëve dhe ngrohjes së shpejt të klimës ka ndodhur shkrirja e shpejt e borës. Banorët thonë se nuk mbajnë mend niveli ujit të jetë rritur kaq ndonjëherë. Edhe në Drenicë, përkatësisht në Drenas (Gllogoc) lumi Drenica ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar fshatrat e banuara, çikatovë e Vjetër, Nekoc, Dobroshec, Gllanasellë, Zabel i Poshtëm, Poklek , Tërstenik, Polluzhë, Vërboc.G. T...