E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafe Mali- Fierze, i kalueshem, hiqet masivi i dheut

TROPOJE- është liruar aksi Qafë- Mali Fierzë, i cili gjatë natës ishte bllokuar për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të hidrocentralit të Fierzës. Masivi i dheut zuri trasenë e rrugës Qafë Mali-Fierzë. Ngjarja ndodhi reth orës 22.20 minuta të së shtunës. Policia e Bajram Currit është ndodhur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që gjatë gjithë natës është punuar për të zhbllokuar aksin. Nga sot ne mengjes të gjithë drejtuesit e mjeteve mund të qarkullojnë lirshëm në këtë aks, pasi është hequr masivi i dheut. Shembja e masivit nuk ka rrezikuar urën mbi lumin Drin. Kjo ishte shembja e dytë brenda ditës së djeshme në afërsi të urës së Drinit. Shkak për shembjen është bërë lagështia nga shkarkimet e digës, të cilat dëmtuan dhe një nga 6 urat mbi lumin Drin.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›