Kosova pjesëmarrëse e punëtorisë së arkitekturës në Lisbonë

Studentët nga Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës marrin pjesë në MEDS (meetings of design students) në Lisbonë, Portugali. Grupi i studentëve që përfaqësojë Kosovën në këtë workshop ka udhëtuar me date 1 gusht, ndërsa do të qëndrojë në Lisbona dy javë, , transmeton urbanmag.net.
Pjesëmarrja e Studentëve në këtë punëtori është mbështetur nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.
Pjesëmarrës të punëtorisë janë: Bledian Salihu,Teuta Kelmendi, Arbenita Gashi, Aida Bllacaku, Fitore Syla, Erze Dinarama, Sokol Belegu, Gent Dauti, Nol Turjaka, Jetlir Dërmaku./Indeksonline/